×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Deshën ta dërgojnë në luftë në Ukrainë, 20-vjeçari i rekrutuar nga Moska kryen vetëvrasje: Dua të vdes pa gjak në duart e mia

    Insajderi
    15 February 2023 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sergei Gridin, 20-vjeçar i rekrutuar në ushtrinë ruse ka kryer vetëvrasje në një kazermë afër Moskës, pasi mësoi se komandantët e tij donin ta dërgonin për të luftuar në Ukrainë, raporton portali rus Meduza.

    Gridin shërbeu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në ushtrinë ruse, dhe familja e tij konfirmoi për dy media të pavarura ruse se ka kryer vetëvrasje, transmeton Telegrafi.

    Në një kanal në Telegram që ndjekë mobilizimin, është bërë e ditur se kufomën e tij e kanë gjetur të rekrutuarit e tjerë, ku pranë kufomës ishte gjetur edhe një letër lamtumirëse, në të cilën kërkohej hetim për eprorët e tij (që e çuan drejt vetëvrasjes, vepër kjo e dënueshme në Rusi).

    Të rekrutuarit e kanë fotografuar letrën lamtumirëse, kurse familja e Gridin ka konfirmuar se bëhet fjalë për shkrimin e tij.

    Komandantët në kazermë sekuestruan letrën, e cila më vonë siç raporton Meduza është zhdukur nga dokumentacioni zyrtar.

    Në letër, Gridin shkruan se komandantët planifikonin ta dërgonin në Ukrainë. Kur u kërkoi ta linin të qetë, komandanti dhe rreshterët e Gridinit filluan ta keqtrajtojnë.

    “Nuk dua dhe nuk do ta përshkruaj atë që më bënë ato kafshë, por nuk mund të jetoj me këtë. Vendimin e mora të vdes këtu, në atdheun tim, pa gjak në duart e mia”, thuhej në letrën lamtumirëse të Gridinit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark