×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmia e edukatores së kopshtit në Tiranë: Këmbën e dëmtoi te krevati

    Insajderi
    07 November 2023 - 23:16

    Pas rastit të rëndë të dhunimit deri në thyerjen e këmbës së një vajze 3-vjeçare në një kopsht privat në Tiranë, edukatorja e akuzuar ka mohuar kategorikisht se ajo është e përfshirë në lëndimin e të miturës.

    Ajo ka dëshmuar se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën kur e ka parë, por sipas saj 3-vjeçarja mund ta ketë dëmtuar te krevati, pasi aty ka hapësira.

    Majlinda Dehima deklaroi se pasi është zgjuar rreth orës 15:00 ka parë vajzën duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e ënjtur.

    Ajo rrëfeu më tej se pas kësaj ka vendosur në dijeni drejtoreshën e kopshtit, ndërsa kur është pyetur se pse e qëllonte vajzën ajo ka thënë “që të kishte vëmendjen sepse qante”/Lapsi.al

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark