×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dëshmia rrëqethëse e nënës së Marigonës: Në të pame shoqet e saj më treguan për maltretimin që i bënte Dardani

    Insajderi
    29 June 2022 - 14:24

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë aktakuzën e cila është ngritur dje për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj. E për të cilën i dyshuar është bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaça.

    Gazeta ka siguruar dëshminë e nënës së Marigonës, Valdete Osmanit se cili në prokurori kishte deklaruar se nuk e ka ditur se vajza ka qenë në lidhje me dorasin, mirëpo pasi kishte filluar të bashkëjetojë me të Marigona i kishte ndryshuar sjelljet.

    “…Nuk kishte shkuar në shkollë edhe pse familja kanë menduar se e njëjta është duke shkuar në shkollë për shkak se të njëjtën kohë kur është dashur që të shkoj në shkollë ka dalë prej shtëpisë dhe në atë kohë e ka vërejtur se e njëjta ka ndryshuar qëndrim ndaj nesh si familje për shkak se kur e kanë kërkuar shpjegime se pse po vonohet pas shkollës e njëjta na është përgjigjur se tani më i ka mbushur 18 vite dhe se nuk ka nevojë që ti jep llogari askujt”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Insajderi.

    Nëna e viktimës mes tjerash ishte shprehur se këto kanë qenë ndryshime rrënjësore ose radikale, këto ndryshime kanë mund të ndodhin vetëm nën ndikimin e Dardanit.

    Ajo tregon se si vajza e saj e gënjente për shenjat në fytyrë. Thoshte se ishte kapur me vajzat në shkollë.

    “Më tej ka shtuar se një javë para se vajza e ndjerë ka filluar të bashkëjetoj me Dardanin ka ardhur në shtëpi ka vërejtur se ka pasur shenja në fytyrë e ka pyetur se çka ka e njëjta është përgjigjur se ka pas probleme me vajza në shkollë i ka kërkuar vajzës që të shkoj në shkollë për ta shikuar ku qëndron problemi me vajza tjera mirëpo e njëjta ka insistuar që të mos shkoj me arsyetimin se kanë qenë te drejtoria e shkollës dhe e kanë zgjidhur mosmarrëveshjet me vajzat tjera, mirëpo e ka kuptuar pas ndodhjes së rastit se vajza-e ndjera nuk kishte pasur probleme me vajza tjera mirëpo kishte qenë e maltretuar nga ana e Dardan Krivaçës“, thuhet tutje.

    Valdete Osmani ka deklaruar se ajo e mësoi nga shoqet e vajzës së saj që Dardan Krivaça ia maltretonte vajzën

    Këtë fakt ia kanë treguar kur kanë ardhur në të pame shoqet e vajzës të ndjerë të cilat i kanë treguar se vajza ka qenë e maltretuar nga Dardani dhe të njëjtat i kishin sugjeruar vajzës të ndjerë që të largohet nga ai dhe ti lajmëroj prindërit dhe ta praqes rastin në polici. Ditën kur vajza ka ikur dhe ka shkuar me bashkëjetuar me Dardanin ka qenë data 05 Qershor 2021, e njëjta atë ditë i ka thënë se është duke shkuar për të kërkuar punë dhe ka dalë nga shtëpia“, thuhet tutje.

    Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen mizore të 18 vjeçares Marigona Osmani, në gushtin e vitit të kaluar.

    Aktakuza përmban dëshmi me video të torturës mizore që dy të akuzuarit kishin bërë ndaj saj. Sipas prokurorisë Marigona është dhunuar seksualisht, pastaj është rrahur mizorisht nga dy të dyshuarit, ndërsa dëshmitë e këtij krimi janë faktuar edhe nga pamjet e kamerave që Dardan Krivaça kishte vendosur për ta monitoruar të renë me të cilën kishte filluar të bashkëjetonte.

    /GazetaInsajderi

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark