×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dëshmitari i parë në Hagë: Dy persona më dhanë çokollatë dhe më goditën boks

    Insajderi
    20 September 2021 - 11:30

    Në Hagë sot duke filluar nga ora 09:30, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dëshmitari i parë, identiteti i cilit është i mbrojtur ka thënë se është ndaluar në afërsi të fshatit Zllash, ku është goditur nga dy persona me armë të gjata.

    ““Ma dhanë çokollatën, m’ka ra boks në kry edhe ma ka shti ni thes të zi në krye, ma s’kanë fol kurgjo me mu, veç me kanë thanë kena me të dhanë çokollata sa të shkojmë atje”, tha dëshmitari.

    Seancën e kaluar Mustafa deklaroi se është i pafajshëm dhe braktisi seancën pasi sipas tij asnjë nga akuzat e lexuara nga prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith nuk ishte e vërtetë. Smith tha se të gjitha viktimat e komandant “Calit”, siç njihet Mustafa ishin shqiptarë të Kosovës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark