×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dështimet e ‘zingjirit të Kurtit’- Murati refuzon qe tetë muaj takimin me drejtuesit e Qendrave për Punë Sociale

    Insajderi
    01 December 2022 - 21:15

    Kryetari i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale, Blerim Shabani, ka njoftuar se qe tetë muaj i kanë adresuar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, një letër me pasqyrimin e situatës në shërbimet sociale në QPS-të, mirëpo ai nuk ka pranuar të takohet e t’i diskutojnë këto tema me ta.

    Në emër të Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë si kryetar i saj dhe më kërkesë të kabinetit të Ministrit Murati i kemi adresuar një letër me pasqyrimin e situatës në shërbimet sociale në QPS-të e Kosovës para disa muajsh. Pas 8 (tetë) muajsh Ministri nuk ka pasë kohë të takohet e t’i diskutojmë këto tema. Adresimi e gjetja e zgjidhjeve duhet të bëhet me veprime e vendime konkrete e jo me deklarata në FB”, ka thënë Blerim Shabani.

    Tutje Shabani ka shtuar se disa nga temat që i kanë adresuar tek Ministri Murati, është e përfshirë edhe sfidat në banim social për viktimat e dhunës në familje, por që, nuk kanë marrë përgjigjje nga ai.

    Derisa, Kryeministri Albin Kurti gjatë mbrëmjes së sotme ka thënë se i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë duhet të japë dorëheqje.

    I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”, ka shkruar Kurti.

    Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, me tre plumba është vrarë gruaja shtazëzëne me inicialet H. M., nga një person që dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj S. H. dhe i cili ende nuk është arrestuar.

    Postimi i plotë i kryetarit të Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale, Blerim Shabani:

    Në emër të Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë si kryetar i saj dhe më kërkesë të kabinetit të Ministrit Murati i kemi adresuar një letër me pasqyrimin e situatës në shërbimet sociale në QPS-të e Kosovës para disa muajsh.

    Ndër të tjera kemi paraqitur shumë sfida me të cilat ballafaqohen QPS-të në zbatim të punës dhe ofrim të shërbimeve.

    Kemi kërkuar të bisedojmë për projekt ligjin për shërbime sociale dhe familjare ( nuk është në agjendë fare)

    – projekt ligjin për financat e pushtetit lokal ( ku parashihet granti specifik dhe kontraktimi i shërbimeve sociale është hjek nga agjenda)

    – për udhëzimet administrative që presin për aprovim qe sa muaj e pengojnë nënat vetë ushqyese për ndihmë sociale në realizim të drejtës dhe viktimat e dhunës.

    – për organin e kujdestarisë.

    -për kolezionin e ligjeve.

    – për numrin e vogël të stafit nëpër QPS-të e Kosovës dhe pamundësinë për të përballuar volumin e punës dhe nevojës për shërbime familjare.

    -për domosdoshmërinën e investimeve në QPS.

    – për infrastrukturën e dobët e me kushtet më të këqija në krejt Komunat.

    -për mungesën e fondit emergjent për përkrahje direkte të klientëve.

    -për reformën në SNS dhe ligjin e ndihmës sociale

    – për reformat në politika sociale

    – për sfidat në banim social për viktimat e dhunës në familje.

    Pas 8 (tetë) muajsh Ministri nuk ka pasë kohë të takohet e t’i diskutojmë këto tema. Adresimi e gjetja e zgjidhjeve duhet të bëhet me veprime e vendime konkrete e jo me deklarata në FB.

    Është për keqardhje që qasja ndaj forcimit të shërbimeve sociale është në këtë nivel. E kur po përballemi me raste trishtuese po krijohet inercioni i reagimeve, por ndërrrarrja e veprimeve vazhdon të mbetet në atë nivel.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark