Është një numër i konsiderueshëm lojtarësh shqiptarë të cilët luajnë në Stamboll.
Gjatë një interviste për Ora News në emisionin “Sport Magazin” me moderatorin Drilon Xhepollari mesfushori shqiptar i Istanbulsor, Rroca u shpreh se ata kishin menduar që të organizonin një darkë në Stamboll por ishte problemi se kush do të paguante.
Patjetër që ajo çfarë tha Rroca ishte në kuadrin e një shakaje
Rroca: Së fundmi janë shtuar shumë lojtarët shqiptarë që luajnë në ligë dhe superligë. Po mendojmë të bëjmë një darkë bashkë në Stamboll por ishte problemi se kush do të paguante, se bëj shaka.
Por kush është më dorështrënguari nga lojtarët sipas Rrocës?
Rroca: Vetëm muhabete telefoni është kush paguan se në tavolinë paguajnë të gjithë. Asnjë lojtarë nuk është që nuk i pëlqen të paguajnë. Dhe unë mirë jam nuk besoj se ka njeri ankesa.