×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Dështon përpjekja e oligarkut Samir Mane për të blerë gjysmën e aksioneve të TEB Bank

    Insajderi
    30 May 2022 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për disa muaj rresht janë zhvilluar negociata mes “Balfin Group”, pronë e oligarkut të famshëm Samir Mane, dhe kompanisë turke “Çolakoğlu Group”, ka zbuluar Gazeta Insajderi.

    Kjo kompani turke planifikonte që t’ia shiste Samir Manes aksionet që i zotëron në TEB Bank.

    I posedon gjysmën e tyre. 50 përqind. Negociatat nuk kanë shkuar si duhet dhe pronësia e TEB ka mbetur e pandryshuar.

    Insajderi ka marrë vesh se ka pasur mospajtime mes pronarëve të firmës “Çolakuglu Group”, për t’ia shitur Manes aksionet që i posedojnë në TEB Bank.

    Pronarët e kësaj firme janë familjarë mes vete. Gjysmën tjetër të aksioneve e posedojnë francezët e BNP Paribas Futjen e turqve në negociata me Manen nuk e kanë pritur mirë institucionet e Kosovës.

    Kanë dyshuar se Mane mund të rrezikoj stabilitetin financiar të bankave në Kosovë.

    Problematik ka qenë fakti që Mane veçse është i zhytur në një falimentim të mundshëm në një ndërmarrje të madhe në Kosovë. Në Ferronikel. Ambicia e tij për të zotëruar aksione në një bankë të madhe në Kosovë ka shqetësuar tejmase zyrtarët përgjegjës të sektorit bankar në Kosovë.

    Përfundimi pa sukses i negociatave duket se i ka gëzuar përgjegjësit e sektorit bankar.

    Kjo është konfirmuar sot edhe nga vizita që Fehmi Mehmeti, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës i ka bërë kësaj banke.

    Siç njofton Banka Qendrore e Kosovës Guvernatori Mehmeti i ka informuar anëtarët e Bordit të Bankës TEB lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar, si dhe angazhimin e BQK-së për zhvillimin e mëtejmë të sektorit bankar në vend.

    “Në anën tjetër, anëtarët e Bordit të Bankës TEB në Kosovë, kanë informuar Guvernatorin Mehmeti se struktura aktuale e pronësisë së bankës do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbetet e njëjtë me pronarë BNP Paribas dhe Çolakoğlu Group”, konfirmohen nga BQK informatat e Insajderit.

    “BQK-ja e konsideron si sukses të jashtëzakonshëm të politikave të saj proaktive faktin se investimi i përbashkët i BNP Paribas dhe Colakoglu Group e vlerëson në terma të lartë atraktivitetin e sektorit financiar të Kosovës”, thuhet më tej në këtë deklaratë të BQK-së.

    Për më tepër, thuhet se Guvernatori Mehmeti edhe njëherë përsëriti përkushtimin e tij dhe të BQK-së që investitorët serioz të vazhdojnë ta vlerësojnë tregun e Kosovës si të tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark