×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dështon peticioni me 25 mijë nënshkrime i deputetit ukrainas ku kërkonte njohjen e Kosovës

    Insajderi
    22 March 2023 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kishte nisur një iniciativë për mbledhjen e 25 mijë nënshkrimeve nga ukrainasit për ta dërguar në Parlamentin e Ukrainës kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Deputetit Oleksiy Gonchaernko i ka dështuar iniciativa, e cila ishte e hapur për 90 ditë. Tashmë linku që dërgonte në peticionin online nuk hapet, shkruan Insajderi.

    Në dhjetor të vitit të kaluar ai kishte nisur iniciativën, e cila po t’i merrte 25 mijë nënshkrime, do ta detyronte Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky që t’i përgjigjesj një kërkese të tillë.

    “Rusia nuk e njeh Kosovën dhe i konsideron atë vend si serb. Në të njëjtën kohë, propaganduesit e Kremlinit thonë se në Ballkan është e nevojshme të ndërmerren ‘të njëjtat veprime si Putini më 24 shkurt’. Serbia po përpiqet të nis luftëra, duke i justifikuar veprimet e saj me probleme kombëtare. Tashmë njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës do të tregonte mbështetjen dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi. Dhe do të tregonte gjithashtu se Ukraina, ashtu si bota perëndimore, mbështet drejtësinë dhe qëndron në anën e së vërtetës”, thuhej në peticionin e Goncharenkos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark