×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dështon votimi i marrëveshjes për skema sociale, reagon ministri Murati – LDK-ja sapo bëri histori

    Insajderi
    21 January 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas dështimit të votimit në Kuvend të marrëveshjes që ka për synim refomrimin e skemës së ndihmës sociale, ka reaguar ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, shkruan Insajderi.

    Ai ka fajsuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për këtë dështim.

    “LDK-ja sapo bëri histori”, tha Murati.

     “Në të kaluarën, ka pasur raste kur marreveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar duke mos marrë kuorumin e nevojshëm prej 80 votave, gjë që ka nënkuptuar se janë shtyrë për seancën e radhës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që ato të rrëzohen kështu si bëri LDK sot.

    Por ja që LDK votoi kundër, dhe e rrëzoi.”

    Në seancën e sotme të Kuvendit LDK ka votuar kundër kësaj marrëveshje ndëkombëtare për skemat sociale.

    “Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë ndoshta prej vitit 2008 e këndej që shteti i Kosovës të marrë kredi për të paguar skemat sociale ose paga. Në fund të fundit çfarë shtetit jemi nëse nuk arrijmë që me të hyrat që kemi të paguajmë skemat sociale e pensionale”, ka thënë Hoti.

    Kjo marrëveshja është mbështetur nga AAK.

    “AAK do të mbështesë ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare nga Ministria dhe një organizatë kredibile që synon të bëjë reform në sistemin social në Kosovë”, tha Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark