×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detaje dhe emra – kandidatët e LDK-së dhe PDK-së që u eliminuan nga gara për deputetë

    Insajderi
    20 January 2021 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës, nga lista e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit ju është eliminuar nga një kandidat.

     Kjo pasi që personat të cilët janë të dënuar nga gjykatat në vend nuk kanë të drejt kandidimi për deputet.

    Gazeta Insajderi ka siguruar detajet rreth dënimeve të personave që kanë pasur problem me ligjin në këto tri vjet të fundit.

    Xhavit Uka, është kandidati për deputet nga radhët e LDK-së që nuk ka të drejt të jetë në garë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “LDK Xhavit Uka, i dënuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P 375/2019  të datës: 24.12.2019”, thuhet në listën e personave të cilët Insajderi i ka siguruar.

    Ukaj në vitin 2018 kishte sulmuar prokurorin në Prokurorin Themelore në Prizren. Ai ishte dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, derisa me kërkesë të Ukajt dënimi me burg iu ishte zëvendësuar me gjobë në shumën prej 2 mijë e 500 euro.

    Ndërsa nga radhët e PDK-së është kandidati, Argjent Tasholli i cili është dënuar në 2018.

    “Argjent Tasholli, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P 848/2017  të datës: 14.02.2018”, ka treguar burimet e Insajderit.

    47 kanditatë për deputetë nga rreth 1 mijë e 80 nga gjithsej kandidatë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

    “15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë që nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjeve të përgjitshme, germen “ç” e cila specifikon se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person i cili është i shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Pas pranimit të këtyre përgjigjeve zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të përgatitë rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Këto rekomandime do të paraqiten në mbledhje të KQZ-së”, ka thënë ai. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark