×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detaje nga aksioni i mbrëmshëm i policisë ku arreston 40 persona në një lokal në Prishtinë

    Insajderi
    16 January 2021 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës, në një lokal në Prishtinë i cili kishte vazhduar punën pas orarit të kufizimit të lëvizjes, ka mbetur i lënduar një zyrtar i policisë së Kosovës.

    Për këtë aksion që kishte raportuar mbrëmë edhe Gazeta Insjaderi, ishin arrestuar për afër 40 persona.

    Policia këtë aksion ka bërë të ditur se e ka zhvilluar në rrugën “B”, aty ku numri i kafiterive është i madh.

    “Rr. B, Prishtinë 15.01.2021 – 22:15-22:56. Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve”, thuhet në raportin 24-orësh.  

    Ndërsa personat të cilët janë shoqëruar në polici, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

    Qeveria dje ka nxjerrë masat e reja ku operatorëve ekonomik në zonën e kuqe iu lejohet të punojnë deri në orën 21:00, derisa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark