×
  • Lajme
  • Aktuale

    Detaje rreth vdekjes në Prishtinë – 67 vjeçari është jurist, u gjetë pa shenja jete në zyrën e tij

    Insajderi
    17 November 2021 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një trup i pa jetë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë mëngjesin e së mërkurës.

    Telegrafi mëson se fjala është për E.D, i cili është gjetur brenda një zyreje në lagjen “Ulpiana”.

    Vdekjen e tij e ka konfirmuar policia.

    “Sot rreth orës 10:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Sipas njoftimit, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, e po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 67 vjeç.

    “Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, thuhet në njoftim.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark