×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detaje të reja nga afera e 2 milionëshit – “s’kemi buxhet”, ministria e Abrashit e gënjeu kontraktorin real

    Insajderi
    26 October 2020 - 21:01

    Dy millionë e 77 mijë euro në mënyrë ilegale ishin transferuar më 9 tetor, nga Thesari Shtetit në llogarinë e kompanisë private “LDA Group” SH.P.K, pronë e Valon dhe Kadri Shalës.

    Nga Thesari tek kompania ishin kryer katër transaksione: 622 mijë euro; 375 mijë euro; 330 mijë euro; 750 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shumë e fundit sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Insajderi është transferuar tek “LDA Group” SH.P.K, kinse për riparimin e rrugës rajonale Prizren-Prevallë.

    Në fakt kompania që bazën e ka në fshatin Llapushnik të Drenasit, nuk ishte fare kontraktore e këtij projekti.

    Kontratën për riparimin e rrugës rajonale Prizren-Prevallë, më 4 shtator e kishte fituar kompania nga Ferizaj, “Papenburg&Adriani”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ajo ishte e ndarë në 2 llote, dhe kapte vlerën e rreth 2 milionë eurove.

    Ndonëse janë bërë dy muaj prej se kompania ka nisur punën në këtë projekt, ende s’e ka marrë asnjë çindrak nga Ministria e Infrastrukturës.

    “Ne kontratën e kemi nënshkruar me 4 shtator për rruëgn Prizren-Prevallë. Këtë kontratë e kemi faturu menjëherë, por na është thënë nuk ka mjete të mjaftueshme duhet me prit”, ka thënë për Insajderin, Muhamet Dervishi, drejtori i “Papenburg&Adriani”.

    “Nuk është është kry pagesa”, ka thënë Dervishi, kur e ka kuptuar se paratë që kanë mundur të jenë të dedikuara për kontratën e tij, kanë shkuar tek një firmë krejt tjetër, kundërligjshëm.

    Gazeta Insajderi e ka pyetur ministrinë pse kompanisë nga Ferizaj i është dhënë kjo përgjigje, që kinse “s’ka buxhet” dhe pse nuk i janë paguar detyrimet, kur në buxhet ka pasur mjete, dhe ato janë transferuar tek “LDA Group”, por dikasteri i udhëhequr nga Arban Abrashi, nuk ka kthyer asnjë përgjigje./GazetaInsajderi

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark