×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Detaje të reja nga shpërthimi i një bombe në Mynih, ka edhe të plagosur

    Insajderi
    01 December 2021 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pranë një stacioni të trenit në qytetin e Mynih të Gjermanisë, teksa raportohet për tre persona të plagosur. Shpërthimi, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një bombë e Luftës së Dytë Botërore, bëri që zyrtarët të ndalonin të gjitha shërbimet e trenave.

    Shpërthimi ndodhi në një kantier ndërtimi pranë stacionit të trenit kur punëtorët po kryenin punimet e shpimit, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit.

    Tre personat që u plagosën po punonin në vendngjarje, njëri prej të cilëve pësoi lëndime të rënda.

    Shërbimi hekurudhor i Gjermanisë Deutsche Bahn tha se ka pezulluar shërbimin hekurudhor si masë paraprake pasi shpërthimi ndodhi pranë një ure ku duhet të kalojnë të gjithë trenat brenda dhe jashtë stacionit.

    Në një deklaratë të postuar në Twitter, Deutsche Bahn tha se shpërthimi aksidental i një “bombë ajrore” të kohës së Luftës së Dytë Botërore ishte shkaku i shpërthimit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark