×
  • Lajme
  • Lajme

    Detajet e fundit nga aksidenti në dalje të Fushë – Kosovës

    Insajderi
    29 January 2018 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në dalje të Fushë – Kosovës.

    Zëdhëndësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha ka thënë për Insajderin se në këtë aksident janë përfshirë 10 automjete duke përfshirë edhe kamion.

    “Po ashtu raportohet edhe për persona të lënduar, ku njësitet përkatëse të policisë si dhe ato për menaxhim dhe kontroll të autostradës janë në vend të ngjarjes dhe janë duke u kryer të gjitha procedurat hetimore për rrethanat dhe shkaqet që ka ndodhur aksidenti”, ka thënë Hoxha.

    Po ashtu Hoxha ka treguar se përveç lëndimeve ka edhe dëme të konsiderueshme materiale.

    Hoxha ka treguar se deri më tani nuk mund të konfirmoj për ndonjë rast me fatalitet. /Insajderi.com

    Aksident i rëndë në dalje të Fushë – Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark