×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Dhimbje dhëmbi gjatë karantinës? Ja çfarë duhet të bëni

    Insajderi
    25 April 2020 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë qytetarë kanë raportuar shqetësimin për trajtimin e problemeve me dhëmbët dhe urgjencat e ndryshme dentare në kohën e pandemisë së COVID-19.

    Njerëzit përballen me dhimbje dhëmbësh, infeksione të dhëmbëve dhe mishrave, e ka të tjerë që kanë lënë në gjysmë trajtimet dhe mbushjet e dhëmbëve për shkak të situatës.

    Sipas autoriteteve, stomatologët rrezikojnë më shumë nga ky virus sepse kanë kontakt të drejtpërdrejtë me spërklat e personave, që mund të jenë të infektuar me COVID-19.

    Si të kujdeseni për dhëmbët dhe çfarë të bëni nëse keni dhimbje gjatë karantinës
    Të kontaktuar stomatologë të ndryshëm thanë se udhërrëfyesi i mëposhtëm është i duhur për kujdesin e dhëmbëve në kohën e karantinës por jo vetëm.
    • Dhëmbët duhen larë dy herë në ditë.
    • Sigurohuni që të fërkoni edhe gjuhën
    • Përdorni fillin dentar të paktën një herë në ditë.
    • Bëni gargarë me ujë me kripë pas larjes së dhëmbëve.
    • Shmangni ngrënien dhe pirjen e ëmbëlsirave dhe pijeve industriale dhe me gaz.
    • Konsumoni rregullisht kos dhe qumësht
    • Pini sa më shumë ujë që të pastroni aciditetin e gojës.

    Gargara me ujë me kripë
    Uji me kripë shërben si disinfektant natyral për dhëmbët. Mbushni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhni gjysëm luge kripë. Pasi kripa të jetë tretur pak, bëni gargarë me të për të paktën një minutë.

    Jo, nuk mund të bëhet gargarë me alkol të tretur në ujë.
    Sado çuditshëm të tingëllojë kjo, besojeni. Alkoli që përdorim për disinfektim (90%) nuk duhet përdorur në gojë, as i tretur në ujë sepse do të shkaktojë dëme të konsiderueshme në gojë.

    Ilaçi i duhur kundër dhimbjeve
    Ilaçi më i mirë për të përdorur në rast dhimbjeje të papritur të dhëmbit është ai që lufton inflamacionin, siç është ibuprofeni. Stomatologët thonë që të shmangni aspirinën sepse në kontakt direkt me dhëmbin mund të shkaktojë një ndjesi përvëluese. Sidoqoftë, në rast dhimbjeje, është mirë që t’i telefononi stomatologut që frekuentoni rregullisht që t’ju japë medikamentin e duhur.

    Hudhra apo Rakia?
    Hudhra është një alternativë natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit. Shtypeni atë dhe përpunojeni në misker sa të formohet një pastë homogjene dhe mbajeni tek dhëmbi që ju dhëmb. Besohet gjërësisht që hudhra zbut dhimbjen për shkak të alicinës që lufton bakteret natyral. Nëse dhimbja është si pasojë e një infeksioni, hudhra do ta zbusë atë përkohësisht. E njëjta gjë vlen edhe për rakinë, e cila është përdorur edhe nga brezat paraardhës për të larguar dhimbjet. Si pasojë e përmbajtjes së lartë të alkolit, ajo ka tendencën të mpijë zonën e dhimbjes, por sërish nuk përbën një alternativë afat-gjatë në trajtimin e dhimbjes.

    Vaji i Karafilit
    Vaji esencial i karafilit është efikas në largimin e përkohshëm të dhimbjes së dhëmbit. Atë mund ta aplikoni tek zona e dhimbjes me një pambuk. Nëse dhëmbi është i prishur dhe ka ekspozim të nervit, duhet ta aplikoni sa më pranë zonës ku dhemb.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    14 October 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark