×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dhomat e Specializuara në Hagë nuk kanë koment për dorëheqjen e Jack Smith

    Insajderi
    18 November 2022 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhomat e Specializuara në Hagë janë në heshtje deri tani lidhur me dorëheqjen e Jack Smith nga pozita e kryeprokurorit.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale në Hagë, Christopher Bennett, për Klankosova.tv ka thënë se s’kanë ndonjë koment.

    “Tash për tash s’kemi koment”, duke shtuar se për gjithçka duhet referuar njoftimit të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

    Smith dha dorëheqje nga pozita e kryprokurorit që e mbante nga maji i 2018-ës teksa ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

    Por, Smith menjëherë është emëruar si Këshilltar Special për të mbikëqyrur dy hetime penale në vijim.

    I pari është ai për hetimin e dosjes gjyqësore në distriktin e Kolumbisë, nëse ndonjë persona pse subjekt ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në transferimin e pushtetit pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe certifikimit të tyre.

    Hetimi i dytë më të cilin do të merret Smith ka të bëjë me disa dokumente të klasifikuara dhe të dhëna të tjera presidenciale si dhe pengimin e mundshëm të këtij hetimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark