×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dhuna në familje – në Fushë Kosovë, Gjilan e Skenderaj burrat sulmojnë gratë

    Insajderi
    07 November 2022 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orë.

    Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan e Skenderaj. Në katër rastet viktima të sulmit kanë qenë gratë

    Viktimat femra kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

    Në tri rastet e ndodhura të dyshuarit janë arrestuar.

    Derisa në Skenderaj rasti i të dyshuarit vazhdon me procedurë të rregulltë.

    DHUNË NË FAMILJE

    ·         Fushë Kosovë 06.11.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    ·         Fushë Kosovë 05.11.2022 – 22:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti lirohet në procedurë të rregullt.

    Gjilan 06.11.2022 – 14:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.  

    Skenderaj (DN: 827-327) 05.11.2022 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën femër kosovareNë konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark