×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dhunë në familje në Ferizaj, ndërhyn policia

    Insajderi
    06 July 2022 - 09:29

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:20 ka pranuar një informacion se, në rrugën ‘’Luan Haradinaj ‘’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

    Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) i moshës 36 vjeçar, “i cili shkak i një  mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij  me inicialet J.V ( F/K) e moshës 28 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton policia.

    Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Lëndim trupor & Dhunë në familje’’

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark