×
Show

Dhuratë 20 milionëshe për Jackie Chan

Insajderi
05 February 2016 - 09:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Këta javë “legjenda” e filmave komedi, Jackie Chan, ka marrë një dhuratë nga kompania Embraer. Atij i ka arritur një aeroplan Embraer Legacy 500.

Ky nuk është aeroplani i parë që e pranon Jackie Chan nga kjo kompani. Chan, njihet si ambasadori i kompanisë braziliane që prodhon aeroplanë. Ky është aeroplani i parë i këtij lloji që i është dërguar një konsumatori kinez.

“Unë jam shumë i gëzuar që kam pranuar një aeroplan të tillë”, është shprehur Chan.

“Në vitet e kaluara aeroplani (i një tipi më të vjetër), më ka sjellë shumë udhëtime dhe përvoja të mira, duke më lejuar që ta zgjeroj dijen time për vendet tjera”, ka treguar tutje Chan.

Nuk dihet nëse Legacy 500 do ta zëvendësojë tipin më të vjetër që e posedon Chan atë Legacy 650, apo nëse aktori i famshëm do t’i mbajë të dy aeroplanët./Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark