×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Di Maria ka treguar se ku do të vazhdojë karrierën

    Insajderi
    25 June 2022 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Angel di Maria, ka thënë se definitivisht nuk do të jetë te Roma.

    Në Playroom të ESPN, di Maria tha se Juventus ishte klubi më i madh në Itali që ishte i interesuar për argjentinasin. Futbollisti pranoi se për momentin është duke menduar për ofertën, por tani di Maria është me pushime me familjen e tij.

    Në verën e vitit 2022, sulmuesi argjentinas u largua nga PSG si lojtar i lirë, ai nuk e rinovoi kontratën me klubin francez, ku luante që nga viti 2015.

    Si pjesë e PSG-së, di Maria u bë kampion francez pesë herë, fitoi Kupën e Francës katër herë dhe fitoi Superkupën pesë herë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark