Gianluigi Buffon thotë se Angel Di Maria do të ishte sikur Diego Maradona në Serie A, nëse vendos të shkojë në Itali si lojtar i lirë.
Di Maria është lojtar pa klub këtë verë, pasi marrëveshja me Paris Saint-Germainit i mbaroi në fillim të këtij muaji dhe thuhet se ai është në bisedime me Juventusin.
Buffoni luajti një sezon me Di Marian në Francë dhe beson se ai ka aftësi për t’u bërë lojtar shumë i rëndësishëm në ligën elitare italiane, goxha sikur bashkatdhetari i tij në Napoli dikur.
“Tani, Di Maria në Serie A është sikur Maradona. A jam i qartë?” tha Buffon për Gazzetta dello Sport.
“Futbollistët duhet të vlerësohen duke pasur parasysh se ku luajnë. Sot Serie a është teknikisht më e dobët dhe Angel ka aq shumë teknikë. Ai është vendimtar pranë portës, ai driblon kundërshtarët me shumë lehtësi. Ai mund të luajë në pozita të ndryshme dhe jep shumë asiste”.