09:45 - 18 Shtator 2022

Një person e ka denoncuar parmbrëmë në polici të famshmin e Prizrenit, shefin e dikurshëm te valltares së njohur me nofkën “Kallashi”. Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe me nofkën Kobra e kishte sulmuar fizikisht një person dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në një klub nate. Viktima ishte i dehur dhe shkak i përleshjes ishin problemet e mëhershme mes tyre.

Policia me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të kapur Kobrën, por i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Edhe pse është në kërkim policor, Kobra është shfaqur në rrjetin social Instagram, ku përmes postimeve në storie, shihet se po vazhdon të bëjë qejf në një klub të natës.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.