×
  • Sport
  • Sport

    “Diego Costa transformohet kur futet në fushë”

    Insajderi
    07 March 2016 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i Paris Saint Germain, Marco Verrati, ka thënë se do t’i pëlqente ta kishte në skuadër një futbollist si Diego Costa, pasi sipas tij braziliani i Chelseat lufton për të fituar gjithmonë dhe transformohet kur futet në fushë.

    Verrati thotë që do të kishte dëshirë të luante në një skuadër me sulmuesin brazilian të Chelseat.

    “Mua më pëlqen të argëtohem me futboll, por të pasurit të një personaliteti si Costa në skuadër është mirë. Ai i përdor betejat që të fitojë ndeshjet”, deklaroi Verrati për The Guardian, para ndeshjes që skuadra e tij e luan ndaj Chelseat të mërkurën.

    Verrati thotë që e njeh brazilianin, i cili sipas tij kur futet në fushë transformohet sepse në të vërtetë është një njëri i mirë.

    “E njoh atë, ai është një djalë i mirë që transformohet kur futet në fushë”, shtoi më tej 22-vjeçari italian.

    Chelsea e pret PSG-në të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 për skuadrën parisiene.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark