×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Diellza Kukaj zgjidhet kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës

    Insajderi
    25 May 2022 - 23:04

    Sot, Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK), ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në nivel qendror pas përfundimit të kuvendeve nëpër degë.

    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media në faqen zyrtare të AAK-së.

    “Para pak çastesh i ka mbaruar punimet Kuvendi zgjedhor i Aleancës së Gruas, në të cilin morën pjesë mbi 140 delegate. Në një garë të hapur e të fortë, kandidate për kreun e AGK, ishin Vasilika Zotaj dhe Diellza Kukaj. Me shumicë votash u vendos që Gruan e Aleancës për katër vjetët e ardhshme ta udhëheq Diellza Kukaj”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Gruaja në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, zë një hapësirë të konsiderueshme dhe ajo është shtyllë e fortë e proceseve politike që lidhen jo vetëm me Aleancën por edhe me vendin. Pas një procesi të suksesshëm zgjedhor nëpër degët e Aleancës, sot ajo kthehet fuqishëm edhe në nivelin qendror.

    Para pak çastesh i ka mbaruar punimet Kuvendi zgjedhor i Aleancës së Gruas, në të cilin morën pjesë mbi 140 delegate. Në një garë të hapur e të fortë, kandidate për kreun e AGK, ishin Vasilika Zotaj dhe Diellza Kukaj. Me shumicë votash u vendos që Gruan e Aleancës për katër vjetët e ardhshme ta udhëheq Diellza Kukaj.

    Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, duke përshëndetur punimet e këtij Kuvendi, ndër të tjera tha se është i lumtur që Aleanca e Gruas po kthehet si organizatë politike dhe ka falënderuar gratë e Aleancës për organizmin e këtij Kuvendi. Tutje Haradinaj foli për domosdoshmërinë e rreshtimit të Republikës së Kosovës përkrah NATO-s së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka vazhduar duke shpalosur orientime programore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Kryetari Haradinaj ka folur edhe për problemet ekonomike dhe politike në vend, si dhe synimet që duhet të ketë vendi ynë për të qenë më i dalluari në rajon. Haradinaj ka vendosur theksin se pozicioni i gruas në Kosovë, duhet të jetë më i miri në rajon, duke shtuar se beson se Aleanca e Gruas do të jetë kampione e përfaqësimit të gruas në politikën kosovare.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark