×
Show / Fashion

Dietologët ngrenë alarmin: Kemi mikroplastikë në organizëm!

Insajderi
10 September 2019 - 08:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Blerina shprehu hapur mendimin e saj kundër dietave detoks pas pushimeve, duke i konsideruar këto të dieta si të njëanshme, pa baza shkencore dhe aspak të favorshme për rritjen e rezistencës në trup.

Sipas saj, nuk ka asnjë garanci që në përbërje të frutave apo perimeve që përdoren për lëngjet të mos ketë pesticide, ndaj kujdesi duhet të jetë maksimal. Thënë këtë, Blerina e konsideroi alarmant faktin që, për shkak të ndotjes së ajrit e tokës, edhe në organizmat tanë ka prani të grimcave të plastikës.

“Ne kemi mikroplastikë në organizmin tonë, që vjen nga plastika e ambalazheve të ushqimeve. Tashmë plastika ka vajtur në ujë, te peshqit dhe në organizimin tonë. Po të bëjmë sot analizat e gjakut, do gjejmë mikroplastikë në gjakun tonë!”, përfundoi ajo./tch

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark