×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjen 3 banesa gjatë natës në Berat, nuk dihet nëse ka viktima

    Insajderi
    08 March 2021 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë natës në banesën e shtetasit J. V. në Berat ka rënë zjarr, e për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur.

    Policia njofton se zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R. S. dhe P. N. si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M. H. në lagjen Muzakaj.

    Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

    Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit./tch.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark