×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Digjen edhe tri vetura më targa RKS në veri

    Insajderi
    01 April 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka njoftuar se edhe tri vetura të tjera me targa të Republikës së Kosovës janë djegur në Leposaviq.

    Ai ka thënë se strukturat ilegale të Serbisë të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës tashmë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese.

    “Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromaniak i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar Vela.

    Përveç këtyre tri veturave, në veri të vendit janë djegur edhe pesë të tjera në interval kohor prej dy ditësh. Për gjithë situatën ka pasur dje reagime të ashpra nga ndërkombëtarët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark