11:47 - 25 Janar 2023

Mbrëmë pas mesnate, një shtëpi në Zubin Potok është përfshirë nga zjarri nga shkaqe ende të panjohura.

Siç bën të ditur policia, shtëpia është e një kosovari.

Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE/Zubin Potok 24.01.2023 – 01:30.  Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohur ishte përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

Tags: