×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Diktat nga liderucët e respektim i servilëve”, zhgënjehet aktivisti shumëvjeçar, jep dorëheqje nga VV-ja

    Insajderi
    21 May 2022 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Blerim Saramati ka dhënë dorëheqjen nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimi në Facebook, Saramati ka thënë se kur menduam se erdhi dita e ndryshimit katër vite të qeverisjes lokale nga Mytaher Haskuka me shokë i shkelën të gjitha parimet në të cilat u thirrëm si organizatë.

    Tutje, ai ka shtuar se tashmë është çliruar nga prangat politike dhe kurthi i egoizmave, arrogancave dhe diktateve të liderëve dhe liderucëve aktual të Lëvizjes.

    Postimi i plotë:

    Shumë vite në politikë, konkretisht në Lëvizjen Vetëvendosje! ishin vullnet, dëshirë, përkushtim, angazhim, vetëmohim….e shumëçka tjetër.

    Krejt duke e dëshiruar më të mirën për shoqërinë dhe shtetin.

    Për kaq shumë vite njoha shumë prej jush, miqë, djemë e vajza të mrekullueshme, burra e gra punëtore, veteranë e pensionistë të palodhur. Të tubuar së bashku rreth kauzave të lirisë, barazis dhe drejtësis, me të vetmin qëllim ndryshimin pozitiv.

    Kur menduam se erdhi dita e ndryshimit katër vite të qeverisjes lokale nga Mytaher Haskuka me shokë i shkelën të gjitha parimet në të cilat u thirrëm si organizatë.

    E mira e përgjithshme u nënkuptua si e mirë individuale e grupore. U shkëput çdo hallkë e bashkëpunimit mes strukturës dhe pushtetit me aktivistët dhe popullin

    Egoizmi i strukturave të larta në fillim krijoi shqetësimin e aktivistit, e me kalimin e kohës ky shqetësim u shëndërrua në brengë dhe revoltë. Kur këto brenga dhe revolta u përcollën në Kryesinë Lokale dhe atë Qendrore jo vetëm që nuk u përfillën por bartësit e tyre filluan të anatemohen e të sulmohen me mjete dhe metoda nga më të ultat.

    ……………………..

    Vazhdoi si vazhdoi, aktivisti nuk u demoralizua, vepronte e shpresonte se një ditë do të reflektohej.

    Por fatkeqësisht nuk ndodhi ajo që pritej. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 sërish aktivistëve iu imponua kandidati për kryetar komune. Për interesa të rretheve të caktuara e në kundërshtim me vullnetin e bazës u shkelë edhe statusi dhe ndodhi diktati. E diktati solli humbjen e zgjedhjeve dhe turpërimin. Por grupi turpin filloi ta hajë si bukën e përditshme.

    Fajin e tyre filluan të ia faturojnë aktivistëve dhe qytetarëve. Të gjithë kishin faj përveq atyre.

    Kur shpresuam se nga lartë do të vinte një sinjal reflektimi dhe veprimi pozitiv ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Me qëllim të përjashtimit dhe mbytjes së zërit kritik mbrenda organizatës sërish me diktat u suprimuan të gjitha strukturat në bazë tē zgjedhura në mënyrë demokratike për të emëruar të ashtuquajtur Koordinator të Qendrës fajtorin kryesor që shkatërroi organizatën lokale.

    Edhe zgjedhjet e mbrendshme që kanë filluar nëpër pika e vërtetojnë që njerëzit e zgjedhur në krye të tyre duhet të jenë të përshtatshmit dhe servilët.

    ………….

    Kurrë nuk bëhem “pishman” për të kaluarën time, për aktivitetin dhe kontributin tim në kërkim të vlerave qytetare si aktivist i Lëvizjes. I jam shumë falenderues familjes, farefisit dhe shokëve për mirëkuptimin, përkrahjen dhe kurajon që ma kanë dhënë vazhdimisht.

    Të gjithë aktivistëve të mirë të Lëvizjes ia shprehë tanë falenderimin në bashkëpunim.

    Grupet e caktuara, Kryesia Qendrës në Prizren dhe Kryesia Qendrore në Prishtinë e kanë “haram” gjithë djersën, mundin, sakrificën dhe aktivitetin tim.

    Kurrë nuk mund të ua bëjë “hallall”, përgojimet, përbuzjet, sulmet, sharjet, etiketimet, anatemimet……

    Le ti mbajnë si flamur i ndërgjegjies së tyre të rrënuar!

    Unë nuk mund të vazhdojë akoma me të tillë njerëz.

    Prej sot jam qytetar i lirë i çliruar nga prangat politike dhe kurthi i egoizmave, arrogancave dhe diktateve të liderëve dhe liderucëve aktual të Lëvizjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark