Asnjë president e kryeministër kosovarë nuk u kthye nga Amerika pa zhvilluar takime të rëndësishme me udhëheqësit e Amerikës kur kanë shkuar për vizitë atje.
Kjo çka po i ndodh kryeministrit Albin Kurti nuk i ka ndodhur askujt. Ai po qëndron për vizitë në Amerikë por nuk është takuar me presidentin e shtetit amerikan e as sekretarin.
Përfaqësuesit e kaluar të Kosovës zhvilluan sër takimesh në Amerikë. Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte takuar me ish presidentit e SHBA-ve, Barack Obama dhe gruan e tij Michael Obama në një pritje tradicionale për liderët e shteteve pjesëmarrëse në seancën e rregullt vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ish- presidenti Hashim Thaçi në kohën sa ishte në krye të shtetit kishte takuar ish- presidentin Donald Trump dhe ish-zonjën e parë, Melania Trump. Ai ishte I shoqëruara nga bashkëshortja e tij Lumnije Thaçi.
Ish- presidenti Hashim Thaçi po ashtu ishte takuar në Amerikë me Joe Biden, atëherë ishte zëvendës-presidentin i Amerikës.
Po ashtu Thaci ishte pritur me nderime të larta nga garda shtetërore në Uashington, ku kishte zhvilluar takim me zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Norquist, në Pentagon.
Po ashtu edhe Presidenti historik I Kosovës Ibrahim Rugova kishte zhvilluar takime të rëndësishme në vizitën e tij në Amerikë. Në atë kohë Rugova kishte arritur të takohet me ish presidentin amerikan Bill Klinton në Shtëpinë e Bardhë.
Po ashtu edhe ish kryeministri Avdulla Hoti ishte pritur në takim me ish presidentin amerikan Donald Trump. Po ashtu ai është takuar në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
Po ashtu edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj ishte prit mirë në Amerikë. Ai atje kishte takuar Sekretarin e shtetit amerikan, Mike Pompeo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I pari i qeverisë, duket se këtë vizitë do ta vazhdojë edhe për një javë ku më 14 maj do të mbajë një ligjeratë publike në Universitetin DePaul në Chicago, organizuar nga Departamenti i Studimeve Shqiptare.
Kurti, vizitën zyrtare e nisi të premten.