×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘Dinjiteti’, ’sovraniteti’: Në veri janë vendosur mbi dhjetë barrikada, nuk dihet se kur do të largohen

    Insajderi
    27 December 2022 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, të njëjtat vetëm se kanë vazhduar të forcohen. Madje, tashmë kanë kaluar plot 19 ditë që nga vendosja e barrikadave të para në në veri të vendit. Ndonëse kyeministri Albin Kurti ka thënë është çështje ditësh, ato ende nuk dihet se kur do të largohen

    Tashmë në veri të vendit janë vendosur mbi dhjetë barrikada. Sot janë vendosur edhe dy të tjera, ndërsa për herë të parë barrikadë është vendosur edhe në Mitrovicën e Veriut, saktësisht në afërsi të ‘Lagjes së Boshnjakëve’.

    Këto barrikada u vendosen një ditë pasi Kurti deklaroi për një media boshnjake se “nëse nuk i largon KFOR-i, do t’i largojmë ne”.

    Kryeministri Kurti ka thënë se heqja e barrikadave nuk mund të zgjasë me muaj dhe se heqja e tyre është çështje javesh.

    Nuk mund të zgjasë me muaj. Nuk mundet për javë të tëra. Mund të zgjasë vetëm me ditë”, ka thënë gjatë intervistës, shkruan Istraga.

    Lëvizja Vetëvendosje e cila qeverisë me Kosovën vazhdimisht ka zhvilluar diskurs se kjo qeveri do e shtri sovranitetin në tërë Kosovën dhe se nuk lejojnë shkeljen e dinjitetit.

    Ndryshe, barrikadat janë ngritur në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantic. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark