×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Diplomacia amerikane merr goditje të rëndë, zbulohet se nuk e gëzon respektin e Dimal Bashës

    Insajderi
    31 January 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Se amerikanët nuk janë të gjithëdijshëm dhe se janë të njëjtë me llojin e species njerëzore, është kujdesur të tregojë Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, shkruan Insajderi

    “Amerikanët mos i merrni si të shenjtë se janë njerëz si na”, është shprehur Basha në një debat televiziv, duke pandehur se po thotë një gjë tejet të mençur, sikur të ishte i pari të kishte prodhuar një mendim të tillë.

    Basha, i cili është edhe i diplomuar me gradë arsimore “Bachellor” në një universitet mediokër amerikan, i renditur i 1425’ti në botë për nga cilësia, të cilën gjë kujdeset ta ritheksojë nëpër shkrime në Facebook me krenari, pretendoi t’i njohë në rrënjë amerikanët.

    Basha thirret në Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës civile në Bosnje-Hercegovinë, për të konstatuar se aty ShBA ka bërë gabim.

    “Janë absolut demokracia më e lartë. Dejtoni u kriju kur kanë qenë të përfshirë amerikanët, pra kanë gabime edhe amerikanët”, tha Basha në Kanal 10, duke rezonuar pikë për pike argumentimin e shefit të tij politik, Albin Kurti, i cili kishte artikuluar të njëjtën gjë vite më parë në RTV21, në një intervistë dhënë në kohën sa ishte në arrest shtëpiak.

    Basha, duke argumentuar kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tha se “asnjë pakicë tjetër në botë nuk gëzon më shumë të drejta se serbët në Kosovë”.

    “Gjema një të drejtë që Asociacioni ua jep më shumë se sot që kanë serbët me planin e Ahtisaarit. Jemi kundër Asociacionit. Nuk ka të drejtë, duke përfshirë të gjitha të drejtat e serbëve, decentralizimi ua ka dhënë 10 komuna pra 4% të popullatës  ia kë dhënë 10 ulëse në Kuvend, për më tepër për ligjet vitale s’mund  të votohen pa shumicën e komunitetit pakicë”.

    “Në 2/3 e kanës fuqinë për ndryshime kushtetuese, i kanë të drejtat e nivelit lokal të gjitha. Nuk ka pakicë në botë që gëzon më shumë të drejta se serbët në Kosovë. “, ka thënë Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark