×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomon si sociolog, punësohet si mësimdhënës i matematikës

    Insajderi
    21 June 2017 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Fushë Kosovës ka punësuar një mësimdhënës të matematikës i cili nuk ka lidhje me matematikë. Në vend të matematikës i punësuari nga kjo komunë ka kryer sociologjinë.

    Gjetjet e Auditorit në Komunën e Fushë Kosovës vënë në pah faktin Komuna ka angazhuar me vendim dy mësimdhënës për lëndët e Gjuhës shqipe dhe Matematikë në shkollën fillore e mesme e ulët ‘’Selman Riza‘’, në kohëzgjatje prej tre muajsh.

    “Njëri mësimdhënës me kualifikim Bachellor i Sociologjisë është pranuar për lëndë të matematikës”, thuhet në raportin e auditorëve për këtë komunë, raporton Insajderi.

    Në anën tjetër, po sipas këtij raporti, të punësuarve nuk u janë paguar kontributet pensionale dhe tatimi në pagë, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në të ardhurat personale nr. 03/L-161.

    Angazhimi i mësimdhënësve joadekuat sipas përvojës dhe kualifikimit,  sipas auditorëve, mund të rezultoi me performancë jo të kënaqshme në procesin mësimor dhe në suksesin e nxënësve.

    “Shmangia nga pagesa e tatimeve dhe kontributeve të punësuarve me kontratë për marrëveshje të veçanta mund të ndikoj në ndëshkimin e komunës nga ana e autoriteteve tatimore”, thuhet në raport.

    Auditorët kanë rekomanduar kryetarin e Komunës që të rishikoj rastet për të cilat janë angazhuar mësimdhënësit dhe të konsideroj nëse angazhimet e tilla janë të përshtatshme për pozitat e caktuara.

    Gjtihashtu është rekomanduar që të sigurohet se tatimet dhe kontributet janë paguar sipas ligjit në fuqi për tatimin në të ardhura personale./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark