11:05 - 11 Janar 2022

Gjatë dimrit, shumë kush mund të ketë probleme me lëkurën për shkak të thatësisë.

Sidomos ata persona që kanë lëkurë të thatë mund të vuajnë keq gjatë sezonit të dimrit. Por, nuk mund të lihen anash as personat që kanë lëkurë të yndyrshëm.

Për këtë arsye, më poshtë gjeni disa këshilla si ta mbani lëkurën tuaj të butë gjatë këtij sezoni.

Hidratoni fytyrën tuaj rregullisht- mbajtja e lëkurës suaj të hidratuar ndihmon në parandalimin e plasaritjeve dhe infektimet.

  • Jini të kujdesshëm ndaj rrobave që veshin- materiale të tilla si leshi i qengjit mund të irritojnë lëkurën.
  • Aplikoni zbutës për buzë
  • Shmangni sapunët e ashpër, pastruesit me alkool dhe sapunët. Të gjithë dezinfektuesit për duar që janë me alkool duhet shmangur pasi ato thajnë edhe më shumë lëkurën tuaj. Gjithashtu edhe sapunët.
  • Mbroni lëkurën me veshje të ngrohta- vishni një shall, kapele dhe dorëza përderisa jeni jashtë. Gjithashtu, ndërroni veshjet e lagështa në veshje të thata sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi këto mund të shkaktojnë acarim dhe mpirje.
  • Mundohuni të mos e lëshoni ngrohjen qendrore në temperaturë sa më të lartë- ajri i thatë në ndërtesat e ngrohura dhe qendra thith lagështinë nga lëkurat e juaja.
  • Shmangni banjën e gjata- gjithashtu zgjidhni ujin jo shumë të nxehtë dhe kufizoni kohën e larjes.
  • Hidratoni lëkurën menjëherë pas dushit- bëni këtë përderisa lëkura është ende pak e lagur. Gjatë tharjes së trupit me peshqir, kujdes të mos bëni fërkim të fuqishëm që të mos irritohet lëkura.