Xhudistja kosovare e mposhti francezen Annabelle Euranie në luftë për medalje të bronztë, duke i fituar 120 pikë olimpike, duke hyrë në normë olimpike.
Xhudistja pejane e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e eliminoi polaken Karolina Pienkoëska.
Në rrethin e tretë, Distria e mposhti edhe portugezen Joana Ramos, duke e siguruar mundësinë e repasazhit.
Në këtë fazë e mposhti kongolezen Bundmaa Munkhbaatar, ndërsa në luftën për medalje të bronztë ishte më e mirë se francezja Euranie.
“Kur mungojnë Majlinda e Nora përkujdeset Kampionia Botërore për juniore për suksese! Distria e Bronztë në Grand Prix Samsun! 120 Pikë Olimpike! Xhudo do ketë tri Norma Olimpike! Distria Krasniqi fitoj sot 3 lufta dhe pësoj një humbje”, ka shkruar trajneri i saj Driton Kuka.
Më heret normën olimpike e kanë siguruar Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. /Insajderi.com