Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ana Perez Box.
Me këtë rast, ajo e siguroi medaljen e argjendtë në “Oran 2022”.
Kampionia olimpike me këtë rast do ta kërkojë të artën në finalen e madhe të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndërkohë, dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan në çerekfinale dhe medaljen e bronztë do ta kërkojnë përmes repesazhit.