Vashat e Kosovës sot do të kenë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, që mbahet në Qipro.
Sfida e parë është ndaj Maltës nga ora 17:30. Pas Maltës, Dardanet do të përballen me Andorrën, Qipron dhe Norvegjinë, përcjell Insajderi.
Kampionati do të zgjatë deri më 3 korrik.
Ndeshjet mund t’i shikoni në faqen zyrtare të FIBA-s për këtë kampionat dhe në faqen zyrtare në YouTube.