×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dita e Medaljeve/ Kosova zbret në fushë sot me tetë garues në Lojërat Mesdhetare

    Insajderi
    29 June 2022 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova do të zbresë në fushë sot me tetë garues në ditën e katërt të Lojërave Mesdhetare.

    Sot do t’i nisin garat tre prej tetë xhudistëve, sport ky favorit për të fituar medalje në “Oran 2022”.

    Distria Krasniqi, Erza Muminoviq e Flaka Loxha do t’i kenë sfidat e tyre nga ora 12:00 me kohën tonë lokale.

    Ndërkaq, sot do ta nisin eksperiencën e tyre në garën prestigjioze që po mbahet në Algjeri edhe shigjetarët, Hazir Asllani, Edi Dvorani dhe Valmir Gllareva.

    Ata do të garojnë më herët, që nga ora 10:00.

    Kurse, garat e Kosovës në “Oran 2022” sot do t’i mbyll sporti i boksit.

    Bashkim Bajoku do të garojë nga ora 15:15, kurse Shpejtim Bajoku pas katër orësh, në 19:45.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark