×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita kur Shqipëria kërkonte të bëhej pjesë e OSBE-së

    Insajderi
    15 September 2021 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipëria më 15 shtator 1990 kërkoi anëtarësim të plotë në Konferencën për Sigurim e Bashkëpunim në Evropë, KSBE, sot OSBE.

    Në gusht 1975, 35 vende evropiane, përfshi Kanadanë e SHBA-në, u mblodhën në Helsinki të Finlandës, me synimin për të zbutur tensionet Lindje – Perëndim. Në përfundim, pas disa ditë debatesh, pjesëmarrësit nënshkruan atë që njihet si Deklarata e Helsinkit.

    Pikërisht mbi këtë dokument Shqipëria nuk pranoi të vinte firmën, ku një nga pikat kryesore të Deklaratës së Helsinkit është “respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë edhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë ose besimit”.

    Tiranës zyrtare do t’i duheshin plot 15 vite për të kuptuar dhe pranuar domosdoshmërinë e këtyre të drejtave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark