×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ditëve të fundit situata po na duket si në kohën e luftës”, rrëfehet banori i Kodrës së Trimave

    Insajderi
    09 December 2022 - 18:06

    Jahir Demaku nga Kodra e Minatorëve në veri të vendit ka thënë se sot në këtë lagje është stacionuar një patrullë e Policisë së Kosovës.

    Ai tha se nuk janë të sigurt në këtë pjesë të vendit dhe se ditëve të fundit, siç tha ai, situata po iu duket si në kohën e luftës.

    Lexo edhe:

    “Ne edhe më herët kur ka pasur trazira, kur kanë qenë sirenat, ato kanë qenë 4-5 orë dhe kanë qenë shqetësuese për të gjithë banorët, jo vetëm për shqiptarët”.

    “Ne nuk jemi të siguruar dhe s’ka problem për ne, për ne është njëjtë si natë si ditë. Neve, ditëve të fundit na duket si në kohën e luftës kur ka filluar lufta, sidomos pasdite, është qetësi e zymtë”, është shprehur Demaku në Klan Kosova, shkruan Gazeta Insajderi.

    Tutje, ai tha se nuk ka parë njerëz më maska siç është raportuar, teksa shtoi se në Kodrën e Minatorëve situata nuk është shumë e tensionuar, pasi të gjitha komunitetet jetojnë gati njëjtë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark