×
Show

Divorci i shtrenjtë i Depp nga Amber Heard

Insajderi
14 January 2017 - 13:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Divorci i yjeve të hollivudit Johnny Depp dhe Amber Heard, është finalizuar pas muajsh betejë mbi kushtet përfundimtare të ndarjes. Deep, 53 vjeçar, pranoi ti paguante Heard 7 milionë dollarë, që ajo thotë se do t’i dhurojë për dy organizata bamirësie.

Heard, 30 vjeç, do të mbajë qentë e çiftit, Pistol dhe Boo, që ishin në qendër të skandalit kur ajo i mori me vete në mënyrë të jashtëligjshme, në Australi, në 2015-ën. Ajo e ka akuzuar Depp për dhunë familjare, pretendim që ky i fundit e mohon. Sipas dokumentave të gjykatës ajo tha se Depp ka abuzuar fizikisht me të, dhe gjithcka ka kulmuar kur ai e kishte qëlluar me telefon në fytyrë gjatë një zënke në shkurt të vitit të kaluar.

Avokatët e Depp, mohojnë akuzat duke thënë se Heard është përpjekur të sigurojë një zgjidhje financiare nëpërmjet abuzimit të supozuar. Oficerët e policisë të thirrur për të dëshmuar thanë se nuk kishin gjetur prova për një krim të tillë. Aktorja gjithsesi kishte kërkuar një urdhër mbrojtjeje, por kjo kërkesë ishte rrëzuar pasi u ra dakord për pjesën më të madhe të kushteve të divorcit, në gusht.

Sidoqoftë, divorci u finalizua vetëm këtë javë, pasi avokatët nuk po arrinin të binin dakord nëse Depp duhej të paguante direkt organizatat e bamirësisë apo jo. Ndërsa Heart i shkon pagesa prej 7 milionë dollarësh dhe kujdestaria e qenve dhe e një kali të quajtur Arrovv, Depp do të mbajë pronat e paluajtshme, përfshirë ato në Los Anxhelos, në Paris dhe ishullin privat në Bahamas. Ai do të mbajë edhe më shumë se 40 mjete, mes të cilave barka, makina epoke dhe një koleksion motorësh.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark