×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Djali i “El Chapo-s” kalon natën e parë në të njëjtin burg nga i cili u arratisë i ati në vitin 2015 – pamje arkiv të burgut

    Insajderi
    06 January 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet meksikane njoftuan të enjten se kishin kapur djalin e bosit të drogës El Chapo, Ovidio Guzman-Lopez në një operacion herët në mëngjes në Culiacan, një qytet veriperëndimor që ka qenë prej kohësh baza e kartelit Sinaloa.

    Forcat e sigurisë arrestuan Ovidio Guzman-Lopez, djali i Joaquin Guzman Lorea, lordit famëkeq i njohur ndryshe si El Chapo.

    Pas arrestimit të tij spektakolar, Ovidio Guzman u dërgua në qendrat e paraburgimit në Mexico City dhe prej andej në burgun El Altiplano, e njëjta qendër ku arratisë babai i tij në vitin 2015, ku edhe kaloi natën e parë.

    Me atë rast, bosi i drogës u arratisë përmes një tuneli mbresëlënës.

    Mediumi Noticias Telemundo solli një kronikë të pamjeve asokohe, ku qëndroi bosi i drogës “El Chapo”, duke treguar përmes videos gjithashtu edhe tunelin brenda burgut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark