12:52 - 25 Shtator 2022

Musli Gucati, djali i ish-kryetarit të OVL e UÇK-së, Hysni Gucatit ka reaguar me një status në rrjetin social, Facebook, rreth arrestimit të babait të tij dhe të Nasim Haradinajt.

Sot kur janë bërë dy vjet nga arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt, Musli Gucati ka thënë se po sot dy vjet në emër të drejtësisë, u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL UÇK-së.

Postimi i plotë:

Dy vite më parë 25 shtator 2020, në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysit dhe Nasimit, ende “Gjykata e drejtësisë” i mbane peng.

Por këta burra bashkë më shokët e idealit vazhdojnë të jenë në mbrojte të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.