×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Djali i heroit Adem Jashari shkakton “tërmet” në Shkup, takon kundërshtarët e Artan Grubit

    Insajderi
    03 February 2023 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I biri i heroit kombëtar Adem Jashari, Lulzim Jashari duket se ka “lëkundur” Shkupin me fotografitë e publikuara gjatë këtyre orëve të mbrëmjes.

    Bëhet fjalë për një takim të Jasharit me deputetin dhe nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti në njërin nga lokalet e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

    Dyshja shihen mjaft të lumtur nga ky takim, por, kaq i lumtur ndoshta nuk ka qenë zëvendëskryeministri i parë i shtetit fqinj, Artan Grubi kur i ka parë këto fotografi.

    Kjo pasi që Mexhiti dhe Grubi nuk kanë raporte aspak të mira. Përçarjet brenda BDI’së kanë filluar tash e një kohë mes bashkëpartiakëve.

    Të pakënaqurit e BDI-së në opinionin publik njihen si “Grupi i Zjarrit”. Izet Mexhiti që kryeson këtë grup kishte kërkuar disa herë nga kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti që të shkarkojë Artan Grumbin nga pozita në Qeveri dhe në parti.

    Përveç kësaj, Mexhiti që nuk ka përjashtuar mundësinë e formimit të një partie të re nëse BDI-ja nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.

    Lulzim Jashari takoi edhe kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark