×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Djali i pronarit të NTP “SHARRI” nën hetime për keqtrajtim seksual- Mbrojtja i mohon akuzat

    Insajderi
    08 June 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Djali i pronarit të kompanisë NTP ‘Sharri’, Kushtrim Sherifi, po dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht për tre vite me radhë një punëtore në këtë kompani. Viktima pretendon se është kërcënuar nga Sherifi dhe është detyruar të kryejë marrëdhënie me të. Këto pretendime po i mohon pala mbrojtëse e të dyshuarit, ndërsa prokuroria po vijon hetimet.

    Siç është raportuar në media, keqtrajtimi seksual kishte filluar në dhjetor të vitit 2020, ku bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari me përdorim të forcës ka kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e kompanisë ‘Sharri’ në Ferizaj dhe në disa motele.

    Sherifi dyshohet se që nga atëherë në mënyrë të vazhdueshme e ka kërcënuar 23-vjeçaren dhe të njëjtën e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

    Këto raportime të cilat kanë qarkulluar në disa media i ka mohuar avokati i Kushtrim Sherifit, Urim Bajraktari.

    Avokati Bajraktari i quajti të pavërteta të gjitha raportimet dhe tha se përmes tyre po tentohet të njollosët emri i Kompanisë NTP “SHARRI” dhe i klientit të tij. Ai konfirmoi se Kushtrim Sherifi është intervistuar nga policia.

    Të gjitha pretendimet dhe raportimet janë të pavërteta, ngase është duke u tentuar që përmes spekulimeve të njollosët emri i Kompanisë NTP “SHARRI” dhe i të mbrojturit tim, i cili është intervistuar nga organet kompetente dhe janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme“, tha ai për Insajderin.

    Tutje, avokati i Kushtrim Sherifit tha se kanë pasur edhe tentativë për shantazh.

    Lidhur me këtë rast, posedojmë edhe prova, audioincizime përmes të cilave vërtetohet që të gjitha pretendimet janë vetëm spekulime dhe të pavërteta dhe se kemi patur një tentative për shantazh, e që këto prova do t’i paraqesim gjatë procedurës“, tha avokati Bajraktari për Insajderin.

    Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar për Insajderin se rasti është duke u hetuar, duke mos dhënë detaje më shumë.

    Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se rasti në fjalë ndodhet në procedurë hetimore dhe në këtë fazë të procedurës nuk mund të japim detaje tjera“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.


    GazetaInsajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark