×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Sabit Gecit shkak për bastisjen nga Policia – dyshohet për fajde

    Insajderi
    20 December 2018 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit ka bastisutr shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe Policia.

    “Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar,  bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore  të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të ju informojmë me detajet tjera”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

    Gazeta Insajderi se bastisja ka të bëjë me djalin e Sabit Gecit i cili dyshohet për fajde.

    Bastisja e Policisë kishte nisur që nga orët e para të mëngjesit, kurse përfundoi disa moment më herët.

    Kurse avokati i Sabit Geci, Haxhi Millaku e kishte mohuar që bastisja është në shtëpinë e klientit të tij.

    Indoks kohë më parë ka realizuar dokumentarin: Fëmijët e pushtetarëve mes krimit dhe lluksit.

    Videon mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark