10:17 - 04 Shkurt 2016

Djaloshi turk, Mustafa Mert Koç, që në Turqi u bë i famshëm përmes videove dhe fotografive të postuara në rrjete sociale, i ka adhurueset e tij edhe në Kosovë.

Bukuroshi  turk në një postimi në faqen tij zyrtare në Instagram gjatë muajit tetor të 2015-së, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur me komentet që nga vijnë nga femrat shqiptare, edhe pse disa nga to nuk arrin ti kupton.

I ngazëllyer nga ky fakt, Mustafa Mert Koç ka thënë se shpreson që do ta vizitoj Kosovën në një të ardhme, raporton Insajderi.

“Jam duke u përpjekur për të lexuar komentet tuaja me aq sa mund të arrij. Ju faleminderit të gjithëve për urimet tuaja të mira. Unë po pranojë shumë komente nga Kosova, Arabia, Serbia, Azerbajxhani dhe shtetet tjera. Disa prej tyre nuk mund t’i kuptojë, por me rëndësi është që t’i bëjmë zemrat bashkë,” ka shkruar ai në Instagram.

“Unë po shpresoj që t’i vizitojë këto shtete.. Unë ju falënderoj edhe njëherë, jam shumë krenar që ju jeni me mua”, u shpreh Mert Koc.

Mert Koc, pasi ka arritur që bëhet i njohur në publikun turk, është ftuar edhe për të luajtur në një një serial në Turqi.  Kështu, karriera e tij ka pasur ngritje të jashtëzakonshme që nga koha kur filloi të postonte fotot e tij në rrjetet sociale./Insajderi.com

KOC