Në shtëpinë më të madhe të vendit, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur, duke krijuar një atmosferë të çuditshme dhe shumë të komike.
Banorët, të cilët kanë kaluar ditët e tyre në sfida dhe aktivitete të ndryshme, këtë herë kanë vendosur të realizojnë një veprim të papritur: ata kanë shndërruar djemtë në “goca”.
Pas një vendimi të papritur nga “Vëllai i Madh”, djemtë e shtëpisë u bllokuan përkohësisht dhe gocat e morën iniciativën të kryenin një transformim të plotë.
Ato iu lyen buzët dhe faqet, ndërsa iu vendosën paruke që u dhanë një pamje krejt tjetër nga ajo që ishin mësuar të shihnin. Ky veprim solli shumë të qeshura dhe emocione për banorët, pasi ato ndanë momente të lumtura dhe mjaft argëtuese.
Megjithatë, një nga djemtë, Driloni, nuk ishte dakord me këtë shndërrim. Ai reagoi menjëherë dhe duke ikur me vrap, ai refuzoi të lejonte që gocat t’i bënin këtë transformim.
Reagimi i tij ishte i papritur dhe i fuqishëm, duke krijuar një moment tensioni dhe të pashmangshëm në shtëpi.