Mbrojtësi i Chelsea-t, Papy Djilobodji, i huazuar te skuadra gjermane, Werder Bremen mund të ndëshkohet nga Federata Gjemane pasi rrotulloi gishtin rreth fytit gjatë ndeshjes që Bremen e zhvilloi kundër Mainzit.
Edhe pse drejtori sportiv i Werder Bremen, Thomas Eichin deklaroi se ky gjest nuk duhet të keq interpretohet sepse ishte vetëm një shaka, mbrojtësi senegalez shumë lehtë mund të ndëshkohet për veprimin e tij.
Drejtori i Bundesliga-s, Ralf Koettker tha se komiteti i DPA do të analizojë këtë gjest dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që ai mund të penalizohet.
Sidoqoftë, tani për tani ky rast ka fituar vëmendje të madhe në Gjermani, raportet nga ky vend citojnë se një dënim prej tre muajsh mos lojë mund t’i shqiptohet mbrojtësit, gjë që do të nënkuptonte, përfundim të sezonit për të.